Prokuroria Speciale fillon hetimet lidhur me rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se kanë filluar hetimet lidhur me rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit

Prokuroria Speciale e Kosovës





Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për RTV Dukagjinin, ka konfirmuar se kanë pranuar informacione për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, dhe se kanë filluar hetimet lidhur me rastin.

“Kemi pranuar raportin informues, dhe kemi filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe brenda një afati të arsyeshëm, besoj do të dalim me gjetje”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte njoftuar se janë zhdukur mostrat e të ndjerit, Astrit Deharit, nga laboratori i toksikologjisë.

“Mbrëmë është kuptuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa, zëvendësdrejtori i IML-së, Naim Uka, për RTV Dukagjini, ka thënë se nuk mund të japë ndonjë informacion për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, pasi sipas tij “mund të konsiderohet si ndërhyrje nga prokuroria”

Pamje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), ku shihet se sapo ka mbërritur një veturë e Policisë së Kosovës

Po ashtu, Haxhiu ka thënë se mbrëmë është kuptuar që mungojnë mostrat, por që nuk dihet se kur janë zhdukur.

“Në raksat apo mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit. Nga këto, dy epruveta me gjak ia ka dhënë Institutit Zvicerran dhe policisë. Sipas informacioneve mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit”, ka vijuar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se në këtë vend kanë qasje vetëm 3 persona.

“Në vendin ku ruhen këto mostra, kanë qasje vetëm tre persona, prej gjashtë vitesh, të gjitha të dhënat, provat dhe dëshmitarët janë tentuar të shtrembërohen apo zhduken”.

Ajo ka thënë se ky është akt i rëndë kriminal dhe se ka njoftuar menjëherë kryeprokurorin dhe drejtorin e policisë, pasi siç thotë ajo, kjo situatë e rëndë vë hije dyshimi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika