Prokuroria speciale flet për tre të ndaluar në Prizren, pretendon se u rrahën e u torturuan

Prokurori i Specializuar, James Pace

Prokurori i Specializuar, James Pace, ka vazhduar deklaratën hyrëse të Prokurorisë në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Ai e ka përmendur një rast ku kanë pretenduar se janë ndaluar e torturuar në mënyrë të ndryshme tre persona.

“… Qendrave përkatëse të ndalimit në Prizren, të akuzuarit akuzohen për të paktën ndalimin e tre personave, pa proces ligjor të rregullt më 26 qershor të 99-tës dhe gjatë kësaj date. Do të dëgjoni se dy prej të ndaluarve, u thanë të kryenin marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin, të ndaluarit u rrahën përpara njëri-tjetrit dhe kur një i ndaluar kërkoi ujë e detyruan të pinte hollues boje. Por nuk vuajtën vetëm të ndaluarit, për t’u fokusuar në krimin e zhdukjes me forcë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se përveç viktimave, janë kërcënuar edhe familjarët e tyre, të cilët kërkonin t’i gjenin ata.

“Do të dëgjojmë edhe nga anëtarët e familjeve të viktimave, për orvatjet që bën për të marrë informacion, për njerëzit e tyre përfshirë fatin e tyre, përfshirë edhe disa prej të akuzuarve. Ata hasën në heshtje, apo në informacione thjesht të gabuara apo çorientuese, ose edhe kërcënime. U përopoqën disa herë, por nuk arritën disa herë. Do të dëgjoni prej një personi i cili herën e fundit me të shoqen foli kur u ndaluan të dy, pas lirimit të tij u përpoq të merrte informacion se ku gjendej e shoqja dhe e bija, por në vend që ta ndihmonin e kërcënuan me vdekje”, ka thënë ai.

Po ashtu, prokurori e përmendi një rast, ku sipas pretendimeve, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli i kanë dërguar dy persona në shtabin e përgjithshëm të UÇK-së, për të cilët, nuk bëhet e ditur se ç’ndodhi më pas.

“Në qershor të 98, dy kundërshtarë që u arrestuan dhe marrë në pyetje, madje në një rast, rrahur rëndë prej anëtarëve… i çuan pastaj në drejtim të shtabit të UÇK-së nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli personalisht, ku i pranishëm ishte edhe Rexhep Selimi, për këta nuk u dëgjua më, nuk u morr vesh më se ç’u bë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika