Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të 2022-ës ndaj Haxhiut dhe zëvendësve të saj

Prokuroria Speciale ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj ministres së Drejtësisë dhe zëvendësve të saj, duke vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur akuzat e ngritura

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë.

Prokuroria Speciale e Kosovës, përmes Departamentit të Hetimit të Korrupsionit dhe Krimit Financiar, ka hedhur poshtë kallëzimin penal të datës 6 shtator 2022 ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kallëzimi penal i bërë nga Elbasan Dervishi ishte edhe ndaj disa zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë, përfshirë zëvendësministrat Blerim Sallahu dhe Lulzim Beqiri, me akuza për cenimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës, pengimin e kryerjes së detyrave zyrtare dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare.

Pas shqyrtimit të dokumenteve dhe provave, prokurori Naim Abazi ka vlerësuar se nuk ka dyshim të arsyeshëm për veprat penale të pretenduara.

“Hidhet – Kallëzimi Penal, i datës 06,09.2022, ne pajtim me nenin 84 paragrafi 2, nen paragrafi 2.1 te Kodit nr.08/L-032 te Procedurës Penale, i parashtruar nga Elbasan Dervishaj, kundër 1.Albulena Haxhiu Ministre e Drejtësisë, 2.Blerim Sallahu – Zv. Ministër i Drejtësisë, 3.Lulzim Beqiri – Zv. Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, 4.Genc Nimoni-Shef i Kabinetit te Ministres se Drejtësisë, 5.Berita Abazi – Këshilltare e Ministres se Drejtësisë, 6.Imer Shevelli-Auditor i Brendshëm ne Ministrinë e Drejtësisë dhe 7. Gjynejt Bikliqi-Asistent Ekzekutiv, për shkak se nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë kryer veprat penale, 1.Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës, nga neni 218iKPRK 5e, 2.Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, nga neni 401 i KPRK-se dhe 3.Keqperdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 i KPRK-se, sepse nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se, të dyshuarit e lartcekur kane kryer veprat penale te përfshirë në kallëzim penal, e as ndonjë vepër penale tjetër e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare”, thuhet në vendimin e siguruar nga Dukagjini.

Prokuroria ka konstatuar se nuk janë gjetur prova që tregojnë se zyrtarët kanë tejkaluar autorizimet e tyre zyrtare ose kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke hedhur poshtë kallëzimin si të paqëndrueshëm dhe pa elemente të mjaftueshme për të filluar hetimet.

“Andaj, pretendimet nga kallëzimi penal i datës 06.09.2022, si dhe materialeve tjera që i janë bashkëngjitur, të parashtruar nga Elbasan Dervishaj, lidhur me veprat penale, 1.Cenimi i te drejtave nga marrëdhënia e punës, nga neni 218 i KPRK-se, 2.Pengimi i personit zyrtar ne kryerjen e detyrave zyrtare, nga neni 401 i KPRK-së dhe 3.Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 i KPRK-së, janë të pa qëndrueshme dhe si të tilla nuk sigurojnë asnjë dyshim të arsyeshëm se të dyshuarit kane kryer veprat penale te përfshira në kallëzim penal e as ndonjë vepër penale tjetër e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, e që rrjedhimisht të mund te fillohen hetimet. Për këto arsye, kallëzimi penal nuk përmban elemente te mjaftueshme për te filluar hetimet për ndonjë vepër penale të përfshirë në kallëzim penal”, thuhet në vendimin e prokurorisë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika