Prokuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj tre të dyshuarve për terrorizëm në veri

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur kërkesë zyrtare për paraburgim kundër tre personave të identifikuar si V.T., B.S., dhe D.M. të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit

Gjykata Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ka bërë kërkesë zyrtare për paraburgim kundër tre të dyshuarve të identifikuar si  V.T., B.S., dhe D.M. për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se kërkesa për paraburgim është ngritur për tre të pandehurit në lidhje me akuzat për “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës,” sipas nenit 126 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe për “Kryerjen e veprave terroriste” sipas nenit 129 të të njëjtit kod penal.

Seanca e caktuar për trajtimin e kësaj çështje do të mbahet sot, e martë, me fillim në ora 10:00, në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Departamenti Special.

Në këtë seancë do të vendoset mbi masën e paraburgimit të propozuar për të akuzuarit.

Ndërsa, siç raporton ekipi i terrenit të RTV Dukagjinit, zyrtarë të policisë kanë mbërritur në pallatin e Drejtësisë.

Pamje nga i arrestuari për sulmin terrorist në veri, 26 shtator 2023.

Dhe nën njësinë më elitare të Policisë, dy nga të arrestuarit për sulmin ndaj Policisë janë sjellë tashmë në Gjykatë.

Gjykata Themelore në Prishtinë të hënën i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj V.T, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmin kundër Policisë së Kosovës, të dielën në fshatin Banjskë.

Në njoftimin e Gjykatës, thuhet se seanca dëgjimore për të dyshuarin në fjalë është mbajtur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku edhe është i shtrirë për trajtim.

Më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore në Kosovë, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist.

Tragjedia vazhdoi me dhimbje të madhe pas vrasjes së Afrim Bunjakut, rreshter i Policisë së Kosovës, i cili ndërroi jetë pas sulmit të së dielës nga grupet kriminale në fshatin Banjskë në veri të vendit.

Në këtë sulm, edhe tre policë të tjerë u plagosën.

Në orët e mbrëmjes të së dielës, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika