Prokuroria Speciale konfirmon se Dejona Mihali po intervistohet si dëshmitare për disa çështje penale

Dejona Mihali duke hyrë në Prokurorinë Speciale. Foto Paparaci

Mëngjesin e sotëm, koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është parë duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se Mihali është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

E njëjta siç njofton Prokuroria Speciale, është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim.

“Pas interesimit për të marrë informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.
E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika