Prokuroria Speciale konfirmon se Ridvan Muharremi është duke u intervistuar

Ridvan Muharremi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

Siç njofton prokuroria i njëjti është duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim.

Rasti ndërlidhet me keqpërdorimin e rezervave shtetërore.

Avokati Mahmut Halimi e ka konfirmuar për Nacionalen se Muharremi do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

“Po, për rastin e rezervës. Në cilësinë e të dyshuarit është, tash te këqyrim çka po thotë Prokurori”, tha Halimi.

Me 18 gusht 2023 ishte arrestuar Ridvan Muharremi nën dyshimin për keqpërdorime të rezervave shtetërore të Kosovës.

Lidhur me rastin kishte folur avokati i tij i cili kishte thënë se Muharremi është i pafajshëm.

Mahmut Halimi, avokati i biznesmenit Muharremi pas lirimit të tij për t’u mbrojtur në liri, në emisionin FIVE në Dukagjin kishte thënë se shpreson që prokuroria ta mbyllë sa më parë këtë rast.

“Unë pres që sa më parë prokuroria ta mbyllë këtë rast”, ka thënë Halimi.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika