Prokuroria Speciale në aksion te KRU “GJAKOVA”

Policia e Kosovës ka nisur një aksion në mëngjesin e sotëm për t’i bastisur zyrat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.

KALLXO.com mëson se bastisja është kryer në orët e hershme të mëngjesit të sotshëm.

Kjo bastisje vjen pasi KALLXO.com, më 09.03.2025, ka publikuar disa audio-incizime në të cilat dëgjohet kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, teksa flet për negocim kontrate dhe konfirmon përfshirjen e tij në kontaktimin e bizneseve që do të merreshin me servisimin e makinave të Ndërmarrjes, si dhe dëgjohet duke thënë se do të zgjedhë Kompaninë për të nënshkruar Kontratën, për një tender për servisimin e veturave.

Në ndërkohë pas hulumtimit të publikuar në emisionin Kallxo Përnime, Prokuroria Speciale kishe njoftuar zyrtarisht se kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.

Incizimet që janë publikuar në emisionin Kallxo Përnime dëshmojnë se kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi e ka pranuar para stafit të tij se i ka dhënë instruksione shoferit të tij, Valon Gunga për të dalë dhe për të gjetur Kompani që servisojnë makina.

Ai dëgjohet po ashtu duke thënë se ka shkuar te dy Kompani për t’u kërkuar atyre që të ofrojnë vetëm dokumentacionin për nënshkrimin e Kontratës, ndërsa punët do t’i kryente dikush tjetër.

Gjithashtu, Krasniqi dëgjohet duke thënë para stafit të tij se “Unë do të zgjedh Kompaninë” – në lidhje me tenderin për servisimin e veturave të Kompanisë./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Të fundit nga rubrika