Prokuroria Speciale ngre aktakuzë në lidhje me zjarrvënien në objektin e Gjykatës së Kaçanikut

Foto:Kallxo.com

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit E.R. për zjarrvënien në Gjykatën e Kaçanikut më 13 mars të këtij viti.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur një aktakuzë ndaj një personi me inicialet E.R., për shkak të veprës penale rrezikim të rendit kushtetues përmes shkatërrimit apo dëmtimi të instalimeve dhe pajisjeve publike.

Përveç E.R., Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamentit për të Mitur, shqiptimin e dënimit me burgim ndaj të miturve T. B., M.R. dhe V.T..

Ndaj të akuzuarit E.R., seanca gjyqësore pritet të mbahet në Departamentin Special të Gjykatës së Prishtinës.

Prokuroria Themelore e Ferizajt kishte njoftuar më 15 mars se tre të miturit po dyshohen se ishin autorët e vënies së zjarrit në objektin e Gjykatës Themelore të Ferizajt, Dega në Kaçanik.

Ndërsa, pak më vonë, ishte arrestuar edhe i dyshuari i katërt, E.R.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kishin dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët rreth orës 04:40 e kishin lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Si pasojë e këtij incidenti, ishin dëmtuar dy zyre të kësaj gjykate.

Përfshihet nga zjarri objekti i Gjykatës në Kaçanik, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika