Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një boshnjaku për krime të luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit J.Sh, i nacionalitetit boshnjak për kryerjen e veprës penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot(e premte) aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj të pandehurit J. Sh. i nacionalitet boshnjak, për kryerje të veprës penale: “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas Prokurorisë Speciale i pandehuri akuzohet se gjatë luftës në Kosovë, ka marr pjesë në vrasjen e tre civile të nacionalitet shqiptar, e të cilat kanë ndodhur në shtëpinë e familjes Dyla në Gjakovë.

Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se i pandehuri ka marr pjesë në dëbimin e familjes Dyla dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre.

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

Të pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika