Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi për blerje, posedim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Z.K. në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special

Prokuroria Speciale e Kosovës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Z.K. në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special.

Prokuroria Speciale njofton se ndaj të pandehurit Z.K., ka ngrit aktakuzë me dyshimin e bazuar mirë se, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje edhe me të pandehurit tjerë tashmë të dënuar Xh.S., B.S., A.N., G.K., J.B., F.B., F.B., H.B., dhe D.S., kanë vepruar si grup me qëllim që pa autorizim të shpërndajnë, shesin, transportojnë, ndërmjetësojnë në shitje, duke dërguar në transit substanca narkotike të shpallur me ligj si substanca të ndaluara, respektivisht substancë narkotike të llojit “marihuanë” në sasi të konsiderueshme.

“Me këto veprime i pandehuri Z.K. ka kryer veprën penale në bashkëkryerje edhe me të pandehurit tjerë si të cekur më lartë, në vazhdimësi ‘’Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ nga neni 273 paragrafi. 2 të Kodit nr. 04/L-82 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së) , lidhur me nenin 281 paragrafin 1 nën paragrafin 1.1 e 1.9 të KPRK-së dhe nenin 81 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë Speciale

Tutje në këtë komunikatë thuhet se meqenëse i akuzuari Z.K., deri në momentin e ngritjes së aktakuzës ndodhet në arrati, Prokuroria e ka njoftuar Gjykatën “se ka shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të pandehurin, rrjedhimisht është plotësuar kushti sipas nenit 234 paragrafin 2 të KPP, që aktakuza të ngritet edhe pa marrjen e deklaratës nga i pandehuri në procedurë paraprake”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika