Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një të dyshuari për krime të luftës kundër popullatës civile

“Prokuroria Speciale ka njoftuar se i akuzuar Ç.A. në periudhën kohore janar - maj 1999, duke bashkëvepruar me një grup njerëzish kriminal (tani për tani të pa identifikuar), të organizuar, të  veshur me uniforma policore, paramilitare, ushtarake, ka kryer veprën penale 'Krimi i luftës kundër popullsisë civile'’’

Prokuroria Speciale e Kosovës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), të enjten e katër majit, ka ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë kundër të pandehurit me inicialet Ç.A.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Prokuroria Speciale ka njoftuar se i akuzuar Ç.A. në periudhën kohore janar – maj 1999, ‘duke bashkëvepruar me një grup njerëzish kriminalë (tani për tani të pa identifikuar), të organizuar, të  veshur me uniforma policore, paramilitare, ushtarake, ka kryer veprën penale ‘Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’’.

Kjo e ndëshkuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “RSFJ’’), si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, “aktualisht i ndëshkueshëm sipas veprës penale Krime lufte në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës dhe nenin 4 të Protokolit 2 të datës 08.06.1977, aktualisht e ndëshkueshme me neni 146 dhe 147 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës ( tutje ‘’KPRK’’)”.

Gjithashtu, Prokuroria Speciale ka propozuar që të mbahet gjykimi në mungesë, pasi janë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të akuzuarin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika