Prokuroria Speciale nis hetimet për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë

Më 8 maj zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi do të intervistohet nga Prokuroria Speciale lidhur me tenderin për zgjerimin e rrugës magjistrale Prishtinë-Podujevë. Për RTV Dukagjini, Durmishi ke deklaruar se nuk e di se për çka bëhet fjalë, por me siguri ndërlidhet me një kompani që nuk e kishte fituar tenderin dhe kishte dorëzuar ankesë në OSHP, ku e kishte humbur betejën

Kina mund të mos jetë modeli ideal si shtet komunist, por për shembull, 164 kilometra autostradë dhe linjë hekurudhore tërësisht në konstruksion të betonit në ura, i ka ndërtuar për katër vite.

Kjo veç si ilustrim krahasuar me zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, ku për 30 kilometra rrugë puna ka nisur në vitin 2016 por ende nuk ka përfunduar.

Punimet po vazhdojnë ndonëse për 1 maj punëtorët janë në pushim.

Kur përfundon nuk dihet por mund të ndodhë që prapë të ketë pengesa gjatë realizimit.

Megjithatë kur biseduam përmes telefonit, Durmishi na tha se nuk i di detajet, por sipas tij me siguri se bëhet fjalë për kompaninë Sallahu.

“Dëgjom, ka vendim të OSHP-së për këtë punë. Që neve na ka dhënë të drejtë si autoritet kontraktues dhe ankesën e kompanisë Sallahu e ka shpallur të pabazuar”, tha Hysen Durmishi – Zv. Ministër i Infrastrukturës.

RTV Dukagjini gjatë ditës ka kontaktuar me juristen Marigona Osmani e cila është përfaqësuese ligjore e kompanisë “Sallahu SHPK.”. Osmani as nuk e ka konfirmuar e as nuk e ka mohuar se kjo kompani ka deponuar materiale në Prokurori.

Ankesa 32 faqëshe e kësaj kompanie e dorëzuar në OSHP përmban 9 pretendime për shkelje në kontratat për katër llote të magjistrales dhe strukturat në llotin 5 në vlerë gati 38 milionë euro.

“Janë dëme të konsiderueshme të cilat na janë shkaktuar, pasi që kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe kompletuar të gjithë dokumentacionin me përpikëri me qëllim të realizimit të kontratës si operator i përgjegjshëm dhe nga ky vendim jo ligjor i AK-së jemi dëmtuar shume edhe nga aspekti material”, tha Ankesa e “Sallahu SHPK” në OSHP.

Kjo ankesë ishte refuzuar si e pabazuar nga OSHP, dhe njëri ndër konstatimet e Panelit Shqyrtues ishte se ankesa është dorëzuar nga një kompani në vend se të dorëzohet në emër të dyja kompanive si grup i operatorit ekonomik, duke mos u konsideruar kështu si palë gjatë aktivitetit të mëtejmë të prokurimit.

Ky nuk ishte i vetmi argumentim kundër.

“Nisur nga pikëpamja e pavarur e tij, paneli mendon se edhe nëse ankesa në rastin konkret do të ishte e plotë në vështrim të dispozitave të cituara, megjithatë nga provat në dispozicion vërehet se në raport me kriteret e dosjes së tenderit, ankuesi nuk e ka provuar se disponon me kapacitetin e pamohueshëm teknik dhe njëherësh i njëjti në raport me ofertuesit e rekomanduar është dukshëm me çmim më i lartë”, thonë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Sipas OSHP-së, Sallahu SHPK dhe Salillari SHPK ka qenë për gati 2.8 milionë euro më e lartë sesa vlera e kompanive që kanë ofertuar dhe fituar tenderët.

Tenderët për pesë llote janë fituar nga 17 kompani të ndryshme që punimet i kryejnë në bashkëpunim me njëra tjetrën.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika