Prokuroria Speciale njofton për sulmin e ndodhur në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar publikun se pas sulmit të ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, prokurori i PSRK-së është dërguar në vendin e ngjarjes për të mbikëqyrur aksionin, me ç’rast në këtë aksion të Policisë së Kosovës janë ndaluar gjashtë persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka njoftuar opinionin publik se që nga marrja e informatave të para lidhur me sulmin e ndodhur në mëngjesin e sotëm, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i PSRK-së për të mbikëqyrur aksionin e sotëm.

“Prokuroria Speciale, gjithashtu njofton se gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, janë ndaluar gjashtë (6) persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, për veprat penale ‘Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’ nga neni 126 lidhur me ‘Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’ nga neni 114, ‘Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’ nga neni 138 lidhur me nenin 129 dhe ’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë drejtuar mediave.

Tutje, është bërë e ditur se “nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës, janë sekuestruar automjete të mbushura me sasi të konsiderueshme të  armatimit të llojeve të ndryshme”.

Njëherit, Prokuroria Speciale i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë, ndërsa policëve të plagosur në këtë aksion u ka uruar shërim të shpejtë.

“PSRK, thekson se hetimet nga vendi i ngjarjes po vazhdojnë në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet relevante përgjegjëse”, thuhet në komunikatë.

Me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale, të ndaluarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika