Prokuroria Speciale njofton për vazhdimin e hetimeve mbi masakrën e Dubravës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar mbi vazhdimin e procedurave lidhur me masakrën e Dubravës gjatë vitit '99

Prokuroria Speciale ka njoftuar opinionin Publik se hetimet mbi rastin e Dubravës janë duke vazhduar.

Prokuroria Speciale ka treguar se dosja penale është riaktivizuar për procedura hetimore me ç’rast kanë arritur të identifikojnë rreth gjashtëdhjetë(60) të dëmtuar të rastit të Dubravës. Në mesin e të intervistuarëve përfshihet edhe Enver Dugolli dhe Bedri Kukalaj, intervistim i bërë nga Prokurori i EULEX-it në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Deri tani, hetimet kanë arritur të identifikojnë 44 të pandehur të cilët dyshohen se janë përfshirë në “Krimet e luftës ndaj popullësisë civile”.

Në lidhje me këtë rast, numërohen rreth 60 të dëmtuar dhe 100 dëshmitarë të identifikuar, të intervestuar nga organet e rendit.

PSRK ka njoftuar  veprime procedurale hetimore janë duke u ndërmarrë me qëllim të zbardhjes në tërësi të rastit, mirëpo si shkak i konfidencialitet të procedurës, nuk mund të ndahen më shumë informacione.

Masakra e Burgut të Dubravës është kohë lufte e vrasjes së 99 të burgosurve shqiptarë të Kosovës dhe e plagosjes së rreth 200 të burgosurve në burgun e Dubravës.

Imazhe nga masakra e Dubravës, 1999

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika