Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka nxitur reagime pasi shpërndau një postim në rrjetet sociale, ku Prokuroria Speciale e Kosovës cilësohej si “organizatë kriminale”.
Avokati Tomë Gashi doli në mbrojtje të Sallahut, duke thënë se zv/ministri nuk e ka shkruar vetë përmbajtjen, por vetëm e ka shpërndarë postimin e një tjetri.
“Për çfarë shpjegimi mundet më të dhënë Blerimi, e thirr Blerimin. Unë po te tregoj që ky e ka shpërnda e nuk e ka postuar… Blerimi nuk ka shkruar asgjë, e ka shpërnda… ”, ka thënë Gashi duke shtuar se kjo nuk përbën vepër penale.