Prokuroria Speciale pritet të dorëzojë kërkesën për paraburgim ndaj tre të dyshuarve për sulmin fizik ndaj Valon Sylës

Të enjten e 12 prillit, Prokuroria Speciale do të dorëzojë kërkesën për paraburgim ndaj tre personave të dyshuar për sulmin e gazetarit Valon Syla

Prokuroria Speciale të enjten e 12 prillit pritet të dorëzojë kërkesën për paraburgim ndaj tre personave, të cilët dyshohet se kanë sulmuar gazetarin Valon Syla.

Kështu ka bërë të ditur për RTV Dukagjini, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.

“Gjatë ditës Prokuroria Speciale do të dorëzojë kërkesën për paraburgim ndaj tre personave të dyshuar për sulmin e gazetarit Valon Syla”, ka thënë ai.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë tre personat, të cilët dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht gazetarin Valon Syla, në mbrëmjen e së martës.

Të arrestuarit, sipas Prokurorisë, janë personat e dyshuar me inicialet L.D, K.H dhe O.H. si dhe dyshohen se kanë kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit’’.

Siç njofton Prokuroria, të dyshuarit do të dërgohen në mbajtje dhe ndaj tyre do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit brenda afateve ligjore.

Syla ishte sulmuar fizikisht nga tre persona, të cilët, sipas tij, ishin fanatikë fetarë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika