Prokuroria Speciale shënjestron dy raste të reja të koduara si ‘’Jimi’’ dhe ‘’Kamera’’

Kryeprokurori Blerim Isufaj ka njoftuar se kanë shënjestruar dy raste të reja me një numër të madh të personave për vepra të ndryshme penale, të quajtura "Jimi" dhe "Kamera"

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Të premten e dhjetë qershorit, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka mbajtur takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, ku kanë shënjestruar dy raste të reja me një numër të madh të personave për vepra të ndryshme penale.

Rasti i parë i shënjestruar nga Prokuroria Speciale, është i koduar “JIMI”, në të cilin janë të përfshirë disa persona për veprat penale “Shpëlarja e parave’’, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe lidhur me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Prokuroria Speciale ka propozuar për konfiskim të përhershëm të dy automjeteve, të cilat janë sekuestruar nga të pandehurit në vendin e ngjarjes, të kartëmonedhave në shumë prej 125 mijë e 240 euro të sekuestruara, si dhe celularët e sekuestrua nga të pandehurit.

Ndërkaq, në rastin e dytë  të shënjestruar nga Prokuroria Speciale, i cili është i koduar “KAMERA”, janë të përfshirë disa persona për veprat penale bazë “Krim i organizuar’’ neni 277,  si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike’’ neni 267.

Nga ky rast janë sekuestruar 143 mijë e 395 kg narkotikë, nëntë vetura, 13 mijë euro si dhe pesëmbëdhjetë celularë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika