Prokuroria Themelore e Mitrovicës nis hetimet për narkotikët në komunën e Leposaviqit

Prokuroria ka thënë se ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për rastin që përfshin edhe zyrtarë të lartë të komunës, pas videos së publikuar nga "Nacionale", ku nënkryetarja serbe e komunës së Leposaviqit dyshohet të konsumonte drogë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka nisur hetimet për substancat narkotike brenda komunës së Leposaviqit.

Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për medie.

Prokuroria ka thënë se ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për rastin që përfshin edhe zyrtarë të lartë të komunës.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se përkitazi me publikimin e video incizimit të portalit Nacionale, publikuar me datë 29 janar 2024, me qëllim të ndriçimit të gjitha fakteve dhe rrethanave, ka autorizuar Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë, që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me hetimin e këtij rasti, që ka të bëjë me persona të përfshirë që shihen në videot e publikuara, përfshirë identifikimin e të gjithë personave, pastaj mbledhjen e provave – video incizimeve të portalit Nacionale, dhe provave tjera relevante që janë të nevojshme për hetimin dhe ndriçimin e këtij rasti, në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kjo, pasi të hënën, portali “Nacionale” publikoi video në të cilën shihen zyrtarë të kësaj komune, përfshirë nënkryetaren Dragana Miletiq, duke konsumuar substanca narkotike.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika