Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur 20 aktakuza për veprën penale “Dhuna në familje”

Prokuroria Themelore në Gjakovë gjatë muajit gusht të vitit 2022 ka ngritur 20 aktakuza kundër 20 personave për veprën penale “Dhuna në familje”

Prokuroria Themelore në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë gjatë muajit gusht të vitit 2022 ka ngritur 20 aktakuza ndaj 20 personave për veprën penale “Dhuna në familje”.

Po ashtu, gjatë këtij muaji, prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 14 (katërmbëdhjetë) personave të dyshuar si kryes të kësaj vepre penale, të cilat janë aprovuar nga gjykata kompetente, dhe për momentin të njëjtit gjenden në paraburgim, dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.

Në një komunikatë për media është thënë se Prokuroria Themelore në Gjakovë është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e me prioritet të veçantë ato qe kanë të bëjnë me dhunën ne familje.

Ndërsa, gjatë muajit korrik të këtij viti, në të gjithë vendin janë raportuar një mijë e 570 raste të dhunës në familje. Kjo shifër, e ndarë në muaj, nxjerr një mesatare të frikshme prej mbi 220 rastesh për muaj të rasteve të raportuara.

Sipas të dhënave që policia i ka dërguar RTV Dukagjinit, numri i viktimave përfshin një mijë e 324 gra dhe 280 burra.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika