Prokuroria Themelore në Pejë do t’i shpalosë të gjeturat rreth vrasjes së trefishtë në Gllogjan në nëntor të vitit 2021, të premten në një konferencë për media.
Kjo e fundit pritet të nisë nga ora 15:00.
Pasditen e 26 nëntorit të vitit 2021, tre persona kanë mbetur të vdekur në Gllogjan pas të shtënave me armë në drejtim të një autobusi.
I njëjti ishte duke bartur nxënës nga Gjakova për në Gllogjan, prej të cilëve, dy mbetën të vdekur. Njëherit, ishte edhe shoferi i autobusit ai që humbi jetën.
Lidhur me rastin, katër persona janë arrestuar.