Prokuroria Themelore në Prizren jep detaje për 13 të arrestuarit

Pas arrestimit të 13 të arrestuarve gjatë kësaj të enjte, Prokuroria Themelore në Prizren ka thënë se për të njëjtit, do të kërkoj caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren





Pas aksionit të koduar ne enrin “TOTO” të ndërmarrë nga Policia e Kosovës, të enjtën e gjashtë tetorit, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka dhënë më shumë detaje.

Në aksionin “TOTO” janë arrestuar 13 të dyshuar, në mesin e tyre është edhe një zyrtar policor, lidhur me këtë rast janë kontrolluar 19 lokacione . Personat e arrestuar gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se brenda afatit ligjor për të njëjtit, do të kërkoj caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren.

Të pandehurit e arrestuar dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, “Fajdeja”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Sulmi”, “Detyrimi”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 I Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

13 të arrestuar dhe mbi 55 mijë euro të konfiskuara nga operacioni i koduar me emrin “TOTO”





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika