Prokurorja e re e specializuar, Kimberly West nënshkruan deklaratën solemne

"Prokurorja e Specializuar, Kimberly West nënshkroi sot një deklaratë solemne se ajo do t’i ushtrojë funksionet e saj në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe me ndërgjegje. Kjo është në përputhje me Nenin 36 të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar", thuhet në njoftimin e DHSK-së

Prokurorja e specializuar, Kimberly West, nënshkroi të mërkurën një deklaratë solemne se ajo do t’i ushtrojë funksionet e saj në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe me ndërgjegje.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Hagës.

“West u përzgjodh për postin e Prokurores së Specializuar në qershor 2023 pas një procedure të organizuar nga Bashkimi Evropian. West është një prokurore amerikane me përvojë të gjerë si në hetimet për krime në nivel vendor ashtu edhe ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

West është prokurorja e specializuar e tretë, pas Jack Smith-it, i cili shërbeu si prokuror i specializuar në periudhën nga viti 2018 deri në 2022 dhe David Schwendiman, i cili shërbeu nga viti 2016 deri në 2018.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika