Profesori i lëndës së matematikës, Naim Kurteshi, është edhe autor i dy librave, “Gjuhë dhe Rini” dhe “Grupi Mak”.
I ftuar tek emisioni “Reload” në RTV Dukagjini, autori i librave, Naim Kurteshi, ka shpalosur detaje nga botimi i tij i ri i librit “Grupi MAK”.
Promovimi i librit “Grupi MAK” është bërë në disa qytete si Mitrovicë e Gjilan, ndërsa në Shkup pas zgjedhjeve do të organizohet edhe aty promovimi, si dhe në qytetin e Zhenevës në Zvicër.
“Momentin që ky grup është formuar në vitin 1973, kam qenë rreth moshës 10-vjeqare. Dhe puna rreth librit është përafërsisht 33 vite, jo punë e vazhdueshme, por me ndërprerje. Shkaku i disa tragjedive në këtë grup ka qenë shkak i stërgjatjes. Disa nga arsyejet e pauzimit janë si vijon: Vdekja e Rexhep Xhemajlit, I cili ishte timpanisti i dytë I grupit MAK. I pari ishte Mehmet Topella. Mbijetesa nga muzika në atë kohë ishte e pamundur. Shpërndarja e grupit 1978. Zhdukja e Haki Misinit dhe Mehmet Topelles në 1999 dy orë para marrëveshjes, ku ata të zhdukurit, vështirë të gjwndeshin gjallë. Pastaj, vdekja e fundit në 2010 e Selajdin Isufit”, janë disa nga shkaqet e periudhës së ardhjes në jetë të librit “Grupi MAK”- si prijës i muzikës rok në Kosovë.
Sipas autorit Kurteshi, të vetmit pjesëtarë që janë akoma gjallë nga grupi MAK janë: Xhevdet Gashi dhe Halil Bajraktari.
Kjo fotografi është realizuar pas shpërndarjes së grupit Rock MAK.
Sa i përket vështirësive të përmbylljes së librit për “Grupin MAK”, Naim Kurteshi ka theksuar se “ka pasur shumë punë, por nga vullneti nuk jam dorëzuar deri në finalizimin e veprës”.
“Ministria e Kulturës ka refuzuar kërkesën për subvencionim të librit”, ka theksuar Kurteshi.
“Detaji kryesor I librit janë albumi nga gazetat e asaj kohe, ku në fletore I kam vendosur shënimet e gjitha gazetave, poezitë që Ia kam kushtuar grupit MAK, si dhe takimet e para me Xhevdet Gashin”, ka shtuar Kurteshi.