Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut, Fitim Uka.
“Teoria dhe psikoterapia e kohezionit te brendshëm” dhe “N’Kohë për veten”, janë titujt e këtyre librave që pasqyrojnë realitetin e psikologjisë.
Autori Uka tregoi më shumë për fillet e librit.
“Në esencë konceptualizimi ka fillu nga vitit 2018, por vetëm në vitin 2022 kemi dal me librin e parë që është Teoria dhe psikoterapia e kohezionit te brendshëm kështu në psikologji ka një element tjetër për të cilën po besoj që në psikologji ka mungu një debat i mirfillt dhe është nënvlerësu dhe është neglizhu që është elementi i kohës”, ka thënë Fitim Uka – Psikolog.
Pjesëmarrës si panelistë në këtë promovim ishin edhe psikologë të tjerë, të cilët theksuan rëndësinë e këtyre veprave për përmirësimin e shëndetit mendor.
“Teoria dhe psikoerapia e kohezionit te brendshëm të sfidon që ti të fiullosh dhe të fokusohesh tek vetja jote dhe të mësoni një farë forme të jesh i përqendruar tek vetja nuk është gabim”, ka thënë Renisa Beqiri.
“Në fakt kur kemi nisur rrugëtimin me Fitimin dhe Kolegët tanë, kemi filluar me disa dsikutime online dhe për të qenë të sinqertë nuk e menduam se ky rrugëtimi do ishte kaq i suksesshëm, dy libra që kemi sot janë padyishm një vlerë e akademisë shqiptare, dhe trojeve shqiptare”, ka thënë Tana Aliaj.
Shtëpia botuese “Dukagjini” flet për interesim të konsiderueshëm të lexuesve për këta dy libra.
“Librat pra janë promovuar më herët por vazhdojnë të jenë çdo herë në panairet, ku shtëpia Botuese Dukagjini merr pjesë, edhe në këtë panair këta libra janë pjesë e stendës sonë dhe janë gjithashtu me zbritje për të cilët libra ka goxha interesim”, ka thënë Liridona Bytyçi Shtëpia Botuese Dukagjini.
Gjatë së enjtes, shtëpia botuese “Dukagjini” do të promovojë në panair edhe dy lektyra shkollore.