Prona e Manastirit të Deçanit, Mehmetaj: Komuna të tregojë pse s’e dërgoi versionin e saj në Gjykatën Kushtetuese

Gazetari Lirim Mehmetaj ka kërkuar nga Komuna e Deçanit të tregojë pse nuk e kanë dërguar versionin e tyre për tokën e Manastirit të Deçanit në Gjykatën Kushtetuese.

Mehmetaj, në “Debat Plus”, tha se kjo komunë është përgjegjëse për mospërfshirjen e saj në këtë çështje.

“Pse ke vendosë mos me u përfshi, pse nuk je lodhë me dërgu versionin tënd në Gjykatën Kushtetuese, pse nuk je marrë me këtë punë. Çfarëdo lloj fjalish patriotike janë të pavlefshme, kur ka qenë koha nuk janë përfshi në proces. Qytetarët duhet t’i gjejnë personat dhe t’i thonë pse? Pse nuk keni marrë pjesë me versionin tënd. S’mundemi me paragjyku versionin se çfarë do ndodhte nëse përfshihen. S’e kanë pa të vlefshme me u përfshi”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika