Gjatë dirs së enjte, Lëvizja Vetëvendosje, kishte publikuar një video në të cilën shihej Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përballë objektit në Ulpianë ngjitur me AAK-në e duke deklaruar se pavarësisht denoncimit të tij, aty po zhvilloheshin veprimtari të paligjshme. Pas këtij publikimi, ka reaguar pronari i objektit, Yll Bogaj. Ky i fundit ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministrit Peci duke deklaruar se ajo çka e quan “përpjekje shantazhuese” e Ministrit Peci, po vazhdon tash e një vit.
E Bogajt, iu është kundërpërgjigjur vetë Peci duke thënë se nuk ua ka frikën “uzurpatorëve, zhvatësve e as kriminelëve që Kosovën e duan dhe e shohin si plaçkë”.
“Paradoksi: 700 metra katrorë lokal afarist në pronë të shtetit dhe padi Ministrisë se nuk i din mirë kufijtë! I gjithë oborri i pronës së IBK-së është ndërtim i vrazhdë betoni i shndërruar në depo, ndërsa vazhdon euforia e kërcënimit me padi të Ministrit! Për koincidencë edhe kumbara i tjetërsimit të pronave Fehmi Geci, përmes ish-punonjësve serb të IBK-së vazhdon ta përsërisë të njëjtën frazë. Ka pasur dhe deputet që më kanë paditur, por askush në Kosovë nuk mund të flasë për një shkelje ligjore e hiç se hiç për keqpërdorim apo keqmenaxhim të një centi të taksapaguesve”, ka shkruar Peci në Facebook.
Më tej Peci ka thënë se Kosova qëndron mbi themelin e gjakut të derdhur dhe në Kosovë ka ende njerëz që e dinë dh vlerësojnë këtë sakrificë.
“Sinkronizim i hatashëm e i vazhdueshëm! Të mjerë! Kosova qëndron mbi themelin e gjakut të derdhur, e ka akoma njerëz në këtë vend që e dinë dhe e vlerësojnë këtë sakrificë!”, ka shtuat Peci.
Peci, gjithashtu ka publikuar vendimin së cilit i referohet, “me të gjitha detajet, dëshmitë dhe arsyeshmërinë ligjore”.