Pronari i objektit në Ulpianë paralajmëron kallëzim penal ndaj Pecit: Ai hapur ka dalë mbi ligjin

Pronari i objektit mbi të cilin kishte reaguar ministri i Bujqësisë ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministrit Peci, gjersa veprimet i tij i ka cilësuar si "mbi shtetin"

Më herët të enjten, Lëvizja Vetëvendosje kishte publikuar një video, në të cilën shihej minisitri i Bujqësisë, Faton Peci, përballë objektit në Ulpianë ngjitur me AAK-në e duke deklaruar se pavarësisht denoncimit të tij, aty po zhvilloheshin veprimtari të paligjshme.

Pas këtij publikimi, ka reaguar pronari i objektit, Yll Bogaj. Ky i fundit ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministrit Peci, duke deklaruar se ajo çka e quan “përpjekje shantazhuese” e ministrit Peci, po vazhdon tash e një vit.

“Videoja shantazhuese e Faton Pecit, është vazhdimësi e shantazhit të tij publik që na është bërë tash e një vit të plotë. Për më tepër, kulmi i çdo gjeje ka qenë dje kur kemi pranuar një “Vendim” të Faton Pecit, i cili në mënyrë krejtësisht arbitrare na kërkon që ta lirojmë pronën tonë legale brenda shtatë ditësh, nën kërcënimin e largimit tonë me forcë nga prona jonë private. Deri me sot, kemi dashur të kursehemi nga diskursi publik i përplasjes së gënjeshtrave të Faton Pecit me gjendjen faktike juridike, pasi që kemi vlerësuar e besuar siç vazhdojmë të besojmë, se për konteste të tilla ka rrugë ligjore e mekanizma ligjor të cilat edhe i kemi shfrytëzuar”, ka shkruar Bogaj.

Bogaj konsideron se ky veprim i ministrit tregon se ai ka dalë mbi shtetin.

“Duke qenë pronar faktik e juridik të pronës private, ne do të shfrytëzojmë të gjitha mjetet juridike, të zakonshme dhe të jashtëzakonshme, si dhe për këtë mentalitet stalinist të Faton Pecit, përveç që do t’i bëjmë kallëzim penal qysh sot, do t’i njoftojmë të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e pacenueshmërinë e pronës private, përfshirë Presidenten, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, Avokatin e Popullit, Ambasadat e Vendeve Perëndimore, Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Policinë, si dhe Kryeprokurorin e Shtetit, lidhur me vendimet arbitrare të Faton Pecit, përmes së cilave, duke cenuar paprekshmërinë e pronës private, ai hapur ka dalë mbi ligjin, mbi të drejtën, mbi shtetin ligjor”, ka shkruar Bogaj.

Ky i fundit ka bërë të ditur se kishte paditur Ministrinë e Bujqësisë në vitin 2016.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është paraqitur para një objekti në lagjen Ulpiana të Prishtinës, e për të cilin thotë se Prokuroria nuk ndërmori asnjë veprim ndonëse objekti ishte denoncuar nga ministri.

Me një video tjetër të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Peci ka deklaruar se me mosreagimin e Prokurorisë Speciale, veprimtaritë e paligjshme po vazhdojnë të jenë prezentë.

“Që nga viti 2012 në këtë objekt dhe përreth tij ushtrohen shumë veprimtari të paligjshme. Për të gjitha këto dukuri, tjetërsimin e dyshimtë të pronave, aneksimin, ndërtimet e vrazhda brenda objektit të Institutit Bujqësor të Kosovës para afër një viti unë kam denoncuar publikisht dhe ia kam ofruar të gjitha provat Prokurorisë së Shtetit. Përkundër pritjes sonë afro një vjeçare, asnjë veprim nuk është ndërmarrur. Protagonisti kryesor, drejtori aktual i Institutit bën sflilata në studio televizive dhe kërcënon me padi titullarin e institucionit ndërsa në qendër të Prishtinës në Ulpianë qëndron si “Luan” objekti i korrupsionit dhe i zhvatjes së tij. Mirëpo ky nuk është protagnositi i vetëm. Përveç kësaj, për afër 11 vite, 5 ish-ministrat e bujqësisë përveç se nuk e kanë ndërmarrë asnjë veprim në parandalimin e abuzimeve dhe shfrytëzimit të pronës së Minsitrisë së Bujqësisë ata madje i kanë lejuar edhe veprimet e tjera.”, ka deklaruar ministri Peci.

Ndryshe, ky i fundit ka deklaruar se këtë objekt do t’ia kthejë ministrisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika