“Propaganda e mediave në Beograd e sponsorizuar nga shteti”

Në media të ndryshme në Serbi, sulmin e djeshëm ndaj të moshuarës në Pejë, është paraqitur si si sulm të një infermiereje shqiptare ndaj një plake serbe. Ekspertë të fushës së mediave dhe sigurisë kibernetike thonë se propaganda dhe lufta hibride e Serbisë kundër Kosovës e sipas tyre nuk duhet të kalojë pa u demantuar nga institucionet e Kosovës

Videoja që tronditi të mërkurën opinionin në Kosovë, ka dalë edhe në mediat serbe, por atje, si zakonisht, në një version tjetër.

“Një infermiere shqiptare godet me shuplakë dhe keqtrajton një plake serbe”.

Ky është titulli që i ka vënë videos gazeta serbe “ALO!”.

Raportimet e detajuara për kombësinë e viktimës, janë injoruar nga kjo dhe gazetat e portale të ngjashme serbe që kanë tentuar të raportojnë për rastin.

Propaganda është shtuar javëve e fundit, e një prej tyre rezultoi të jetë edhe rasti i dronëve kosovarë që u pretendua se po vëzhgonin bazat ushtarake të Serbisë.

Deklaratat që shpërndahen në emër të Aleksandar Vuçiqit janë demantuar nga KFOR-i FSK-ja.

Linja e njëjtë politike që mbajnë mediat serbe dhe pushteti në Beograd sipas ekspertëve të fushës së mediave, janë shenja se propaganda është shtetërore.

“Ajo që ne e vërejmë është që në Serbi shpesh herë kemi përputhje të deklarimeve të krerëve të institucioneve, të zyrtarëve të lartë të shtetit me këto propaganda që shpërndahen në media. Kjo tregon një lloj përshtypje se mund të ketë një të tillë propagandë të sponsorizuar nga shteti”, ka thënë Dren Gërguri, profesor.

Gërguri thotë se secili lajm i rrejshëm duhet të demantohet nga institucionet e Kosovës. Edhe ekspert të sigurisë kibernetike i bëjnë thirrje institucioneve që të mos rrijnë duarkryq.

Mentor Hoxha thotë se propaganda gatuhet edhe në qendra spiunazhi ruse të kamofluara si qendra humanitare.

“Ka shumë vite që e tërheqim vëmendjes se lufta hibride në këtë drejtim flasim për fake-neës si një prej elemeteve më të rëndësishme gjë që duhet të merret seriozisht. Qëllimi tashmë dihet krijimi i panikës, krijimi i trazirave, dëmtimi i imazhit të Kosovës ë në këto momente është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Mentor Hoxha, eksperti i sigurisë kibernetike.

 Mediat në Serbi vazhdimisht kanë tentuar që raste të shumta, që kanë ndodhur në rrethana të dyhimta, ti paraqesin si sulme ndaj komunitetit serb në Kosovë, e që  që rall herë demantohen nga institucionet.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika