“Propaganda nuk kalon”, Bajrami e LDK-së për 4.2 miliardët e “ëndërruar” të VV-së

"Sa i përket 4.2 mld. eurove për të cilat po propagandon LVV, qe dy fakte: e para, ato nuk janë vetëm për Kosovën, dhe e dyta, më e rëndësishmja, Kosova edhe më herët ka qenë pjesë e programeve të BE-së - menjëherë pas nënshkrimit të MSA-së, të cilën VV nuk e ka votuar"

“Propaganda nuk kalon”, Bajrami e LDK-së për 4.2 miliardët e ëndërruar të VV-së (Foto ilustrim)

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrmai, ka reguar ndaj propgandes siç e quan ajo të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, pasi këta të fundit kanë njoftuar se Kosova i ka përfituar mbi 4 miliardë euro nga programi i BE-së “Tregu i Përbashkët”.

Bajrami ka dhënë dy “fakte” për këto 4.2 miliardë euro për të cilat VV-ja “propagandon”, fakti i parë është se këto para nuk janë vetëm për Kosovën dhe fakti i dytë ka theksuar ajo, Kosova edhe më herët ka qenë pjesë e programeve të BE-së.

“Sa i përket 4.2 mld. eurove për të cilat po propagandon LVV, qe dy fakte: e para, ato nuk janë vetëm për Kosovën, dhe e dyta, më e rëndësishmja, Kosova edhe më herët ka qenë pjesë e programeve të BE-së – menjëherë pas nënshkrimit të MSA-së, të cilën VV nuk e ka votuar. MSA ka qenë parakusht që Kosova të bëhet pjesë e programeve të BE-së, por pushteti i sotëm në atë kohë as nuk i ka njoftë si në rastin e letrës së Mogherinit. Programi i Tregut të Përbashkët (Single Market Programme) sot, është programi COSME dikur. Këtë program Kosova e ka dakordu me BE-në në vitin 2017. I njëjti është ratifiku në 2017 dhe ka hyrë në fuqi në 2018”, ka shkruar Bajrami.

“4.2 miliardë euro i përfiton Kosova nga programi i BE-së ‘Tregu i Përbashkët'”

Ndërsa, më herët VV-ja në faqen zyratre në Facebook ka proklamaur ose propaganduar siç potencon Bajrami e LDK-së se Kosova i ka përfituar 4.2 miliradë euro.

‘4.2 miliardë euro i përfiton Kosova nga programi i BE-së ‘Tregu i Përbashkët’

Ministrja e MINT, Rozeta Hajdari, bashkë me drejtoren e përgjithshme për Tregun e Brendshëm të Bashkimit Evropian, Industrinë, Ndërmarrësinë dhe Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme (DG GROW), znj. Kerstin Jorna, ka nënshkruar marrëveshjen për përfshirjen e Kosovës në programin e BE-së ‘Tregu i Përbashkët’.

Programi në fjalë është njëri ndër programet më të mëdha mbështetëse që posedon Bashkimi Evropian dhe si i tillë synon fuqizimin e mbikëqyrjes së tregut të brendshëm, përmirësimin e konkurrueshmërisë së industrisë, në veçanti të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, mbrojtjen e konsumatorit përfshirë sigurinë e ushqimit, përmirësimin e statistikave dhe përmirësimin e sektorit financiar”, thuhet në njoftim e VV-së.

Ndërsa, në faqen zyrtare të Komisionit Evropian sqarohet se çka është programi “Tregu i Përbashkët” kështu duke demantuar këtë njoftim të VV-së se Kosova i fiton 4.2 miliardë euro.

“Programi i Tregut të Përbashkët (Single Market Programme) është programi i financimit të BE-së për të ndihmuar tregun e vetëm të arrijë potencialin e tij të plotë dhe të sigurojë rimëkëmbjen e Evropës nga pandemia COVID-19. Me 4.2 miliardë euro gjatë periudhës 2021-2027, ofron një paketë të integruar për të mbështetur dhe forcuar qeverisjen e tregut të vetëm. Tregu i vetëm ka qenë në zemër të BE-së për gati 3 dekada. Ai u mundëson qytetarëve të jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë kudo që dëshirojnë dhe u ofron konsumatorëve mbrojtje dhe zgjedhje më të madhe të produkteve dhe shërbimeve me cilësi të lartë me çmime më të ulëta. Nëpërmjet sigurisë juridike, aksesit në tregje dhe shërbime financiare, mundësi investimi dhe akses në financim, tregu i vetëm është gjithashtu një pikënisje për kompanitë tona”, thuhet në faqen e Komisionit Evropian.

Shënim: Levizja Vetëvendosje ka ndryshuar postim e saj në Facebook pas raportimeve të mediave; ku nga pretendimi i tyre se “4.2 miliardë euro i përfiton Kosova nga programi i BE-së ‘Tregu i Përbashkët'”, e kanë ndryshuar në “Kosova bëhet përfituese e programit të BE-së “Tregu i Përbashkët”, që kap vlerën totale të 4.2 miliardë eurove”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika