Propozimi i KPK-së për Isufajn, Haxhiu thotë se s’ka bazë kushtetuese dhe ligjore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka mbështetur vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të mos e dekretuar Blerim Isufajn për kryeprokuror të Shtetit, duke thënë se procesi nuk duhet të ndikohet nga individë apo grupe të interesit

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka mbështetur vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të mos e dekretuar Blerim Isufajn për kryeprokuror të Shtetit.

Në një konferencë për media, Haxhiu ka thënë se procesi nuk duhet të ndikohet nga individë apo grupe të interesit.

“Mirëpres letrën e presidentes Vjosa Osmani për mosdekretimin e Blerim Isufajt si kryeprokuror i Shtetit. Arsyet për këtë i ka përmendur edhe në letër presidentja Osmani. Kryeprokurori i Shtetit ka mandat 7 vite dhe, sigurisht, që ky proces duhet të jetë transparent e meritor, dhe jo të ndikojnë grupet e interesit apo individë brenda sistemit në mënyrë që të sjellin një rezultat që dihet para se të ndodhë ai. Prandaj, unë e mbështes presidenten Osmani në letrën që e ka adresuar” është shprehur Haxhiu.

“Propozimi i njëjtë nga KPK-ja nuk ka bazë kushtetuese dhe ligjore. KPK-ja nuk e di ku është bazuar kur e ka dërguar emrin e njëjtë te presidentja, sepse ky proces duhet të kthehet në pikën zero dhe do të kthehet në pikën zero”, ka thënë ajo.

Madje, ajo pati kritika për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), i cili ia ka dorëzuar sërish presidentes Vjosa Osmani emrin e Blerim Isufajt për dekretim në pozitën e kryeprokurorit të Shtetit.

“Këshilli Prokurorial nuk e di se ku është bazuar kur e ka dërguar emrin e njëjtë te presidentja Osmani, sepse ky proces duhet të kthehet në pikën zero dhe do të kthehet në pikën zero”, ka përfunduar ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika