Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka komentuar propozimin e kryeministrit Albin Kurti, që draftin e propozuar nga emisari i BE-së Miroslav Lajçak të dërgohet në Komisionin e Venecias për shqyrtim.
Presidentja Osmani ka thënë se së pari duhet të shqyrtohet një ide e tillë, e pastaj të vendoset se si të veprohet.
Madje, ia ka bërë të qartë shefit të qeverisë se përcaktimi i objektivave të jashtme bëhen nga presidenti i shtetit.
“Të shoh si prezantohet. Përcaktimi i objektivave të jashtme bëhet nga kreu i shtetit, pra kurdo që prezantohet një ide e tille do ta shqyrtoj. Por mendoj që është më rëndësi që çdo propozim të analizohet në kontekst të interesave të Kosovës në qoftë se e vlerësoj e që e ndihmojnë Republiken e Kosovës nuk ka arsye të mos e përkrahim”, ka deklaruar Osmani, transmeton EO.
Këto komente, Osmani i bëri nga komuna e Drenasit, ku qëndroi për vizitë.