Propozimi i Ramës, Kurti: Kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën, tash kemi një marrëveshje bazike

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tashmë ka dorëzuar një draft-statut për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, kurse para pak ditësh propozoi organizimin e një konference ndërkombëtare për dy shtetet. Lidhur me këtë, kryeministri Kurti ka deklaruar se fokusi duhet të jetë implementimi i marrëveshjeve, duke u shprehur skeptik për mbajtjen e një konference të tillë

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ajo çfarë duhet bërë në raport me Serbinë mbetet implementimi i marrëveshjes bazike.

Kurti është pyetur të premten rreth idesë së homologut të tij, Edi Rama, lidhur me mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën e Serbinë. Ai ka thënë se të tilla janë mbajtur edhe në të kaluarën, duke theksuar se fokusi duhet të jetë në implementimin e dakordimeve të arritura.

“Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti, në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit. Krejt çka duhet bërë është që pa kushte të implementohet ajo marrëveshje bazike në tërësinë e saj dhe në mënyrë fer e të balancuar. Kjo duhet të bëhet dhe për këtë ne angazhohemi në Bruksel në takimet që kemi”, tha Kurti para gazetarëve dje gjatë ditës në Prizren.

Rama tashmë ka dorëzuar një draft-statut për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, kurse para pak ditësh propozoi organizimin e një konference ndërkombëtare për dy shtetet.

Kjo ide ka gjetur përkrahjen e evropianëve.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, mbështeti idenë, kurse Rama mori lëvdata edhe nga emisari Miroslav Lajcak për angazhimin e tij.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika