Propozimi për dialogun – çfarë do të thotë për Kosovën refuzimi nga Serbia?

Serbia ka bërë të ditur se nuk e pranon propozimin franko-gjerman. Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë kanë vlerësime të kundërta për pozitën në të cilën vendoset Kosova pas refuzimit të këtij propozimi nga Beogradi

Foto ilustrim

Më katër nëntor, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, ka pohuar se Bashkimi Evropian ka marrë përgjigje për propozimin franko-gjerman nga Kosova dhe Serbia.

E vetëm dy ditë pas, është ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ai që ka treguar se Serbia e ka refuzuar këtë propozim.

Daçiq ka thënë për mediat serbe se propozimi franko-gjerman është i papranueshëm për Beogradin, pasi sipas tij, baza e këtij plani është Kosova e pavarur.

Për profesorin Ibrahim Gashi kjo përgjigje e Serbisë është presion drejtuar ndërkombëtareve, por edhe ndaj Kosovës.

“Duke mos e njohur në plotni përmbajtjen e këtij plani nuk mund të japim ndonjë vlerësim të saktë për të. Ai në fakt nuk duhet parë si marrëveshje por si një draft-propozim marrëveshje rreth të cilit palët do të bisedojnë. Përgjigjen negative të palës serbe duhet parë si një taktizim të saj, madje edhe si një presion  mbi partnerët perëndimor që lidhet më vendimin për targat të qeverisë së Kosovës. Refuzimi i Serbisë nuk mendoj se e favorizon Kosovën. Për më shumë mund të shërbej, siç e thash si presion ndaj saj”, ka thënë Gashi.

Mirëpo ndryshe nga Gashi mendon profesori Seb Bytyqi. Ai thotë se refuzimi i propozimit nga Serbia është pozitive për Kosovën.

“Është një avantazh për Kosovën pasi tregon synimet e Serbisë për ta destabilizuar rajonin dhe evitimin e një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Ka qenë evidente që një kohë që Serbia ka interes që mos të bëjë një marrëveshje gjithëpërfshirëse më Kosovën por ta zgjasë dialogun e përhershëm”, ka theksuar Bytyqi.

Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë publike përgjigjen që i ka kthyer BE-së rreth propozimit franko-gjerman, derisa nuk dihet as përmbajtja e tij.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika