Propozimi që t’u falen 100 euro tatimpaguesve, Murati: LDK-ja e kundërshton, pasi e kanë hallin e biznesmenëve

Ministri, Hekuran Murati ka thënë se “është shumë e thjeshtë, me propozimin tim, që secilit tatimpagues t’i falen deri në 100 euro të faturës së tatimit në pronë”, duke theksuar e këtë propozimin e kundërshton opozita dhe kërkon që të kthehet vlerësimi i vjetër

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hkeuran Murati, ka thënë së propozimi i tij që që secilit tatimpagues t’i falen deri në 100 euro të faturës së tatimit në pronë është shumë i thjeshtë.

Muratui ka treguar se sa përfitojnë qytetarët me këtë propozim.

“85% e tatimpaguesve nuk do të paguanin ASGJË për vitin 2023 (ata që tashmë kanë paguar, u llogaritet si parapagim për vitin vijues)

10% të tjerë do të paguanin më pak se 100 euro për vitin 2023

Pra vetëm Top 5% e tatimpaguesve (që përfshin edhe bizneset) do tu binte të paguanin më tepër se 100 euro për tërë vitin 2023’, ka treguar Murati.

Mirëpo, sipas tij, këtë propozim e kundërshton opozita dhe kërkon që të kthehet vlerësimi i vjetër.

E kjo vije pasi janë “me qindra biznesmenë, ndërtimtarë e tregtarë, ku me vlerësimin që po kërkon opozita, secili do të paguante mijëra euro më pak”, ka theksuar Murati, duke shtuar se “Sidomos bizneset ndërtimore, të cilat kanë në pronësi me qindra banesa që i mbajnë pa shitur, në mënyrë që artificialisht të mbajnë çmimet e larta për banes”.

Ai gjithashtu ka treguar propozimin e opozitës, e, në këtë rast është i LDK-së.

“95% e tatimpaguesve nuk do të përfitonin nga falja e tatimit në pronë

Nëse e marrim vetëm një rast të një biznesmeni ndërtimtar, me vlerësimin e vjetër do të paguante 27 mijë euro më pak tatim sesa me vlerësimin e ri – raste të tilla ka shumë

Një tjetër pronar marketesh, me vlerësimin e vjetër që po e kërkon LDK, do t’i binte të paguajë rreth 70 mijë euro më pak”, ka shkruar Murati.

Sipas Muratit, kushdo që e ka hallin e qytetarëve e mbështet propozimin e tij, duke theksuar se ata që e kanë hallin e biznesmenëve e mbështesin propozimin e opozitës.

“Pra, qytetarë të dashur, kushdo që me të vërtetë ka hallin e qytetarëve, e mbështetë propozimin që secilit t’i falen deri në 100 euro nga fatura e tatimit në pronë. E ata që kanë hallin e biznesmenëve e ndërtimtarëve, e mbështesin propozimin e opozitës që të MOS u lehtësohet barra 95%-shit, por të mbrohen ndërtimtarët e tregtarët”, ka shtuar ai.

“Ndërsa sa i përket ligjit të ri, këtë e thash edhe dje, në konferencë dhe para komisionit parlamentar, që si Qeveri shumë shpejt do ta dërgojmë ligjin në Kuvend.  Në ligjin e ri do të përfshijmë edhe dispozitën e faljes së faturës së tatimit deri në 100 euro për vitin 2023, si dhe do të rrisim fleksibilitetin e komunave dhe do të bëjmë tatimin progresiv për vitin 2024 e tutje, ashtu që, ata që kanë më pak të paguajnë më pak, ndërsa ata që kanë më shumë, të paguajnë më shumë”, shtuar Murati.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika