Separatistët e republikave proruse kanë njoftuar se kanë bllokuar platformën Google, pasi sipas tyre gjiganti amerikan është duke promovuar “dhunë kundër rusëve”.
Ne morëm vendimin për të bllokuar Google në territorin e Republikës Popullore të Donetskut,” ka thënë lideri rebel Denis Pushilin.
Ai është duke e akuzuar atë për promovimin e “dhunës kundër rusëve, në veçanti popullit të Donbasit”, njofton AFP.
Ndërsa, Republika Popullore e Luganskut bllokoi Google të enjten.
Ky veprim vjen pesë muaj pas ofensivës ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
Pushilin akuzoi Google se punon “hapur me urdhër të kuratorëve të saj në qeverinë amerikane”.
Ai pretendoi se Perëndimi dhe Ukraina po “krijonin presion të paprecedentë mbi sigurinë fizike dhe psikologjike” të republikës, që synonte “thyerjen” e popullit të saj.
“Ne nuk mund ta tolerojmë më këtë”, ka thënë ai.
Trupat ruse morën kontrollin e plotë të rajonit të Luhanskut të Ukrainës këtë verë dhe kanë thënë se synojnë të pushtojnë të gjithë rajonin e Donetskut