Protesta afër pikë-kalimit kufitar në Jarinjë, Elshani: Situata është e qetë

Zv.drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se situata është e qetë pas protestës së paralajmëruar në territorin e Serbisë, afër pikë-kalimit kufitar të Jarinjës

Zv.drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani

Protesta e paralajmëruar në territorin e Serbisë, afër pikë-kalimit kufitar të Jarinjës tashmë ka filluar.

Lexo më shumë: Rreth 20 protestues mblidhen në territorin e Serbisë afër pikë-kalimit kufitar të Jarinjës

Lidhur me këtë, zv.drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, për Radio Dukagjinin, ka thënë se situata është e qetë dhe se po e kontrollojnë situatën.

“Ne i kemi marrë masat të cilat do të garantojnë siguri në rendin dhe qetësinë publike këtu në veri të vendit. Mirëpo, nuk ka pasur nevojë për reagim. Ne i kemi marrë masat që të kontrollojmë situatën, situata ka qenë e qetë”, ka thënë Elshani.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës është afër qytetarëve dhe e njëjta kujdesit për sigurinë në këtë vend.

Elshani ka thënë tutje se sipas informacioneve që kanë pasur, në fillim të protestës nuk ka pasur fare protestues por më vonë janë ardhur disa prej tyre.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika