Protesta e Policisë, Mushkolaj: Qeveria duhet të gjejë zgjidhje, duhet të ketë ndjeshmëri

Analisti, Imer Mushkolaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të gjejë zgjidhje për Policinë e Kosovës dhe njëkohësisht të ketë ndjeshmëri për këtë çështje

Analisti, Imer Mushkolaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk do të duhej të vinte puna që policia të protestonte të shtunën.

“Një qeveri e përgjegjshme, e kujdesshme, nuk e kishte lejuar që policia të dalë në protestë. Nuk po them se ato kërkesa janë ultimative, por mendoj se duhej të ketë ndjeshmëri prej Qeverisë, duhet të ketë më shumë një qasje më proaktive”, ka thënë Mushkolaj.

Mushkolaj ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje me policinë, sepse, sipas tij, qasja e ngurtë e Qeverisë nuk është zgjidhje e mirë për ta adresuar problemin.

“Besoj që Qeveria duhet të gjejë zgjidhje, për mua është shumë problematike qasja jo vetëm ndaj policisë, por në përgjithësi kur kemi të bëjmë me reagime, kundërshtime, protesta, greva e të tjerë”, ka thënë ai.

 

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika