Protesta e PSD-së kundër Trendafilovës, AGK: Sjellja e Policisë ndaj gazetarëve e dënueshme

AGK-ja ka thënë se sjellja e Policisë së Kosovës ndaj gazetarëve në protestën e së mërkurës të PSD-së është e papranueshme dhe e dënueshme, dhe ka bërë thirrje që të respektohet puna e tyre

Foto nga AGK-ja.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka deklaruar se është tejet i shqetësuar si pasojë e zhvillimeve nga protesta e PSD-së kundër Ekaterina Trendafilova – kryetare e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, ku sipas tyre, është hedhur sprej dhe gaz lotsjellës në drejtim të gazetarëve.

Siç ka njoftuar AGK-ja, nga ky veprim i Policisë kanë pësuar Elmedina Ballazhi dhe Pleurat Salihu, i cili edhe është alivanosur, Hasan Hoti dhe Rrahman Osmani, si dhe të tjerë.

AGK ka thënë se sjellja e Policisë është e papranueshme dhe e dënueshme, duke bërë thirrje që të respektohet puna e gazetarëve dhe të mos pengohen në kryerjen e detyrave të tyre profesionale.

“Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, kjo sjellje e Policisë së Kosovës është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme, andaj i bën thirrje që të respektojë punën e gazetarëve, si dhe të mos i pengojë ata gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale. Njëherësh, u bëjmë thirrje kolegëve që raportojnë nga terreni të bartin me vete ID-të e tyre të punës, si dhe jelekët me mbishkrimin PRESS, ashtu që të identifikohen që janë punonjës të medieve, e jo protestues”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika