Protesta e serbëve në veri: Largohuni nga këtu, nuk i përkisni këtij vendi

Ata janë duke marshuar nga rruga Mitrovicë e Veriut – Leposaviq, në drejtim të urës së Bistricës. Organizimin e protestës e ka bërë bashkëshortja e serbit të plagosur

Me thirrjet “Largohuni nga këtu”, “Nuk i përkisni këtij vendi”, “Evropë, po shtien mbi ne”, një numër i banorëve serbë në veri të Kosovës kanë protestuar pas plagosjes së një qytetari serb.

Ata janë duke marshuar nga rruga Mitrovicë e Veriut – Leposaviq, në drejtim të urës së Bistricës.

Organizimin e protestës e ka bërë bashkëshortja e serbit të plagosur.

Qytetarët kanë vendosur një tavolinë ku kanë firmosur një peticion ku kërkonin tërheqjen e të gjitha njësive speciale të policisë nga veriu, shkruan KoSSev.

Afër protestuesve, ka zyrtarë policorë dhe ka edhe vetura të EULEX-it.

Serbët kanë akuzuar Policinë e Kosovës për këtë rast.

Policia e Kosovës i ka suspenduar katër zyrtarë policorë që dyshohet të kenë qenë të përfshirë në incidentin e 10 prillit në veri, ku është plagosur një banor i komunitetit serb.

Fillimisht, policia e ka mohuar përfshirjen në këtë rast.

“Bazuar në informacionet dhe dëshmitë e siguruara, janë marrë masa të suspendimit ndaj zyrtarit policor, pasi i njëjti nuk kishte raportuar lidhur me rastin dhe për përfshirjen e tij në rast, nga ku PK-ja kishte lëshuar njoftim se nuk ka qenë e përfshirë në shkëmbim apo gjuajtje me armë zjarri. Po ashtu janë marrë masa të suspendimit edhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në rast”, është thënë në komunikatën e Policisë.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte thënë se sipas hetimeve të para, “pas sinjalit të zyrtarit policor për ndalim, vozitësi nuk është ndalur, por ka vazhduar në drejtim të Zveçanit. Pas kësaj, një zyrtar policor ka shtënë me armë në drejtim të veturës, si pasojë ka mbetur i plagosur qytetari M.J”, shkroi Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika