Protesta kundër dhunimit seksual – “Boll ma”, “Prokuroria i ka duart me gjak”

Protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, vjen si rrjedhojë e raportimeve të shpeshta të dhunimit seksual ndaj vajzave dhe grave, në veçanti, të rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë burra në Prishtinë

Pamje nga protesta

“Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, është parulla kryesore e cila prin protestuesit e mbledhur të mërkurën e 31 gushtit.

Protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, vjen si rrjedhojë e raportimeve të shpeshta të dhunimit seksual ndaj vajzave dhe grave, në veçanti, të rastit të dhunimit së 11-vjeçares, nga pesë burra në Prishtinë.

Ministria e Drejtësisë gjuhet me ngjyrë të kuqe

“Boll ma”, “Përdhunuesit në burg”, “Nuk ka dështu nana, ka dështu shteti”, “Bashkohuni kundër dhunës”, “Bashkohuni kundër pedofilisë”, janë disa nga pankartat që protestuesit po i mbajnë në duar.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë mijëra njerëz, duke përfshirë edhe fytyra publike e pjesëtarë të shoqërisë civile.

Pamje nga protesta

Zëri i tyre po jehon gjithandej duke bërë thirrje për eliminimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Ata patën edhe tri kërkesa për institucionet. Kërkuan krijimin e mekanizmave efektiv për trajtimin me dinjitet për të mbijetuarat e dhunës seksuale, trajtimin e drejtë të rasteve të dhunës ndaj grave dhe dënime meritore për abuzuesit si dhe legalizimin dhe përdorimin e gazit irritues për vetëmbrojtje.

Pamje nga protesta

Rrugët e kryeqytetit janë mbushur plot me protestues të cilët shprehen të indinjuar nga rasti i fundit i dhunës seksuale ndaj së miturës.

Nën brohoritjen “Kërkojmë mbrojtje për vajzat dhe gratë”, po kërkohen dënime meritore për të gjithë përdhunuesit e vajzave dhe grave.

Lidhur me rastin janë arrestuar pesë persona, katër prej tyre u është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërkaq të pestit pritet t’i shqiptohet të mërkurën e 31 gushtit.

Ndërkaq, edhe të martën e 30 gushtit,  në Prishtinë në sheshin “Skënderbeu” është mbajtur një protestë kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave.

Protesta masive

Iniciatorja e kësaj proteste, Xheraldina Rexhepi, teksa është shprehur e indinjuar, ka thënë se në këtë ngjarje ka dështuar mbarë shoqëria.

“Unë në një moment indinjate e kam postuar një status dhe prej asaj ka marrë iniciativë krejt kjo që po ndodh sot. Kam qenë e indinjuar, sepse është një ngjarje makabre që nuk ka ndodhur rastësisht, nuk ka dështuar askush, në atë që ka ndodhur dje kemi ndështuar të gjithë si shoqëri, së pari familja që nuk e ka ditur ku e ka çikën 7 orë dhe familje e atyre djemve. Të dielën është dhunuar një 21-vjeçare në rrugën Agim Ramadani që është futur në veturë nga dy meshkuj. Ne nuk po bëjmë asgjë”, është shprehur ajo.

Gjatë kësaj proteste, pjesëmarrës ishin edhe shumë burra që kanë dalë në përkrahje të kësaj iniciative.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika