Protesta në Beograd: Autoriteteve u kërkohet t’i lejojnë gazetarët e huaj të punojnë

Shoqata e Gazetarëve të Serbisë (UNS) u bëri thirrje autoriteteve shtetërore serbe që t’i lejojnë gazetarët e huaj të hyjnë në vend dhe të kryejnë punën e tyre të papenguar.

Organizata tha se reagon pas raporteve se, dje dhe sot, gazetarë të caktuar nga Kroacia dhe Sllovenia janë penguar të raportojnë nga protestat në Beograd.

“Gazetares së RTL-së nga Kroacia, Iva Anzulloviq, sot iu ndalua hyrja në Serbi dhe u kthye nga pika kufitare me arsyetimin se përbënte kërcënim për sigurinë. Policia serbe ka penguar edhe hyrjen në vend të gazetarit slloven të POP TV-së, Marko Gregorac”, thuhet në deklaratë.

Sipas saj, një ditë më parë, Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike (ANEM) është informuar se së paku dy ekipe gazetarësh nga Kroacia janë penguar të hyjnë në Serbi. /REL

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika