Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se populli i Serbisë e ka parë propagandën e “regjimit të Vuçiqit” se Kosova po nxit protesta, dhe kanë dalë dje në një numër të madh.
Vela ka thënë se kjo tregon qartë se fjalët e Vuçiqit dhe makineria e tij propagandistike nuk kanë më peshë.
“Pavarësisht pretendimeve paranojake të regjimit të Vuçiqit se Kosova po nxit protesta, populli i Serbisë e ka parë këtë propagandë dhe ka dalë dje në një numër të madh! Kjo tregon qartë se fjalët e Vuçiqit dhe makineria e tij propagandistike nuk kanë më peshë”, ka shkruar Vela.
Despite Vučić’s regime’s paranoid claims that Kosovo is instigating protests, the people of Serbia have seen through this propaganda and turned out in huge numbers yesterday!
This clearly shows that Vučić’s words and his propaganda machinery hold no weight anymore.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 10, 2023
“Qoftë Maidan apo Pranvera Serbe, protestat vazhdojnë derisa Vuçiq të adresojë kërkesat e protestuesve”, ka thënë shefi i kabinetit të presidentes.
Vela tutje është shprehur se sa më shpejt që vlerat evropiane të demokracisë të mbahen të vërteta, “aq më i lehtë është kalimi nga qeverisja e drejtuar nga dhuna në një bazë mbi dialogun dhe përfshirjen”.
“Sa më shpejt që vlerat evropiane të demokracisë të mbahen të vërteta, aq më i lehtë është kalimi nga qeverisja e drejtuar nga dhuna në një bazë mbi dialogun dhe përfshirjen”, ka theksuar ai.
Whether it’s called Maidan or Serbian Spring, the protests persist until Vučić addresses the demands of the protesters.
The sooner European values of democracy take true hold, the easier the transition from violence-driven governance to one base on dialogue and inclusion.
2/2
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 10, 2023