Protesta nga AGK-ja, Berisha: Betejë e gazetarëve për lirinë e shprehjes

Ish-zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha i është bashkuar protestës së gazetarëve në Kosovë për ta kundërshtuar Qeverinë në lidhje me mbylljen e Klan Kosovës, duke e vlerësuar si reagim për mbrojtjen e lirisë së shprehjes

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha,

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka mbështetur protestën e thirrur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

AGK-ja protestën e tyre e ka planifikuar për këtë të hënë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me moton “Demokracia vdes në errësirë”.

Berisha ka theksuar se protesta e tyre është reagim i gazetarëve ndaj Qeverisë për mbylljen e Klan Kosovës.

“Protesta e thirrur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që pritet të mbahet në qendër të Prishtinës, në ora 12.00, është reagimi i gazetarëve në kundërshtim me Qeverinë për ta mbyllur Klan Kosovën, që me të drejtë trajtohet kufizim i lirisë së shprehjes,” ka shkruar Berisha në një postim në rrjetin social Facebook.

Në deklaratën e tij, ai ka shprehur bindjen se gazetarët janë në ballë të betejës për të ushtruar profesionin e tyre, të garantuar me kushtetutën dhe ligjet e shtetit, ndërsa ka theksuar se kjo çështje është më shumë se një problem i tyre individual.

“Preokupimi nuk mund të jetë vetëm i tyre, pasi çdo tendencë për të kufizuar lirinë e shprehjes, tejkalon kategorinë e prekur dhe bëhet problem shoqëror dhe shtetëror,” ka shtuar ai.

Berisha është shprehur i gatshëm të përkrahë këtë protestë deri në fund, duke i vlerësuar parimet e shtetit me model demokratik.

“Ne respekt të këtyre parimeve, jam në përkrahje të plotë të kësaj proteste dhe në varësi të rrjedhjes së ngjarjeve, çdo qytetar me prirje kah liria dhe demokracia duhet të jetë kontribues i pakompromis për të drejtën e lirisë së shprehjes,” ka përfunduar ish-zëvendësministri.

Protesta, e cila ka moton “Demokracia vdes në errësirë”, do të fillojë në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ftuar kolegët gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë të bashkohen në këtë protestë paqësore.

Ky akt nga ana e AGK-së vjen si një reagim ndaj vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, një ngjarje që ka shqetësuar komunitetin gazetar dhe organizatat e shoqërisë civile.

Me anë të kësaj proteste, AGK-ja synon të shprehë zemërimin dhe shqetësimin e tyre për situatën e tanishme dhe të mbrojë lirinë e shtypit dhe demokracinë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika