“Protesta pro-Palestinës nuk lejohet” – Flamuri i Palestinës vetëm pak orë para ndeshjes Kosovë-Izrael shpaloset në qendër të Prishtinës

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e ndeshjes Kosova-Izraeli në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe aktorët relevantë. Një protestë pro-Palestinë nuk është lejuar nga Policia e Kosovës, por flamuri i Palestinës është shpalosur në qendër të Prishtinës, mbi "Hotel Grand" para ndeshjes Kosovë-Izrael

Fotografia është realizuar nga Enes Bërveniku më datë 11 nëntor të vitit 2023, ku shihet flamuri i Palestinës me mbishkrimin “Liri për Palestinën” po ashtu edhe flamuri i Ukrainës me mbi shkrimin “Liri për Ukrainën” mbi Hotel Grand në Sheshin “Zahir Pajaziti”

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim dhe koordinim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe akterët relevantë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtje të ndeshjes Kosova-Izraeli, nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Ndërkohë që një protestë pro-palestinës nuk është lejohuar të mbahet nga Policia e Kosovës, por flamuri i Palestinës vetëm pak orë para ndeshjes Kosovë – Izrael, është shpalosur në qendër të Prishtinës, respektivisht mbi “Hotel Grand”.

Portali Dukagjini ka kontaktuar me organizatorin e protestës së parë kundër vrasjeve së civilëve palestinezë, me marsh në Prishtinë, Albert Berisha.

Albert Berisha

I pyetur nësë ky flamur është vendosur nga ky i fundit, ai thotë së ata kanë planifikuar një protest për ditën e sotme, por është anuluar nga ana e policisë së Kosovës dhe mohon se flamuri mbi “Hotel Grand”, është vendosur nga ta.

“Nuk është meritë e jona se na kanë refuzuar edhe protestën, edhe pse protesta u kan shumë simbolike, e planifikuar me qenë simbolike dhe na kanë refuzuar për shkaqe sigurie dhe ne normal që nuk dëshirojmë me shkaktu najfarë dëmi anësor, por flamurin nuk e kemi vendosur ne dhe nuk e di kush e ka vendosur, megjithatë është shumë legjitime dhe shumë normale me vendosë”, ka thënë Berisha.

Vendimi për mos lejimin e tubimit publik nga ana e Policisë së Kosovës.

Sipas tij edhe protesta e parë e mbajtur para disa javësh nuk ka qenë e dhunshme dhe as kjo nuk kishte për të qenë e dhunshme.

Ndërsa, ai politikanët e Kosovës i quan “krijesa servile pa kokërr dinjiteti”.

Tutje, ai ka theksuar se “njerëzit e zakonshëm janë me njerëzit që po vriten, nuk jemi në anën e një shteti terrorist që është duke kryer gjenocid në shekullin 21, para gjithë njerëzve që janë duke i parë edhe thjesht është për keqardhje me u pa së në çfarë gjendje është politika jonë dhe institucionet e tona të sigurisë”.

“Institucionet e sigurisë janë servile ndaj politikës, politika është servile ndaj të huajve, kështu që është shtet pa kokërr dinjiteti”, vijon Berisha.

I pyetur se si e sheh kontrollimin e lojtarëve të kombëtares së Kosovës nga policia izraeilite në aeorportin e Prishtinës, ai ka theksuar se është “hyrje direkte e cenimit të sovranitetit dhe kjo tregon së institucionet tona janë të paafta për të ofruar siguri, duke ardhë dikush tjetër me iu ofruar siguri dhe me kontrollu lojtarin tend”.

Në anën tjetër, eksperti i sigurisë Drizan Shala ka thënë se siguria gjatë ditës së sotme edhe pas lojës është me potencial të lartë të kërcnimit, andaj edhe është “parandaluar çfarë do cenimi që mund të prish sigurin në ketë ngjarje sportive në Prishtinë me peshe të madhe jo vetem në formatin e sportit por edhe të aktereve tjere relevant të involvuar në këtë proces”.

Tutje ai ka theksuar se “pretendimet që në Airportin e Prishtinës është ndaluar për kontroll lojtari i Kosovës, kjo gjë nuk qendron por që ky i fundit ka mund t’i vërej personelin e sigurisë se kombëtares se Israelit që qendrojnë në zonën ndërkombetare apo neturale dhe kjo ka mund të ndodhë, por që janë të involvuar në marrjen e veprimeve policore – autorizimeve ndaj udhetareve kjo nuk qëndron”.

Shala thotë së moslejimi i mbajtjes së protestës vjen si rezultat i analizës së sigurisë nga ana e Policisë së Kosovës dhe sipas tij organet e sigurisë mund të pezullojnë disa të drejta për një periudhë të caktuar kohore duke ruajtur impaktin e drejtpërdrejtë në përmbushjen e detyrave dhe mandatin që ka.

“Pretendimet që kemi të bëjmë më shkelje të Kushtetutës së Kosovës për mos lejimin e mbajtjes se protestes nga organet kompetente kjo vjen si rezultat i analizës së sigurisë që Policia e Kosovës, e cila ka dëshmuar në të kaluarën që organizimet e tilla mund të ndodhin dhe për to janë ofruar edhe siguri nga vetë ky mekanizem në fjalë”, ka thënë Shala.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

“Siguria ndaj qytetarëve të vendit por që tejkalon sigurinë publike dhe është më afer sigurisë nacionale, organet mund të pezullojneë disa të drejta për një periudhë të caktuar kohore duke ruajtur impaktin e drejtperdrejtë në përmbushjen e detyrave dhe mandatin që ka”, ka përfunduar Shala.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që sot të bëjnë zgjidhje alternative të parkimit apo të shfrytëzojnë transportin publik nga Trafiku Urban, pasi për shkak të ndeshjes së futbollit mes Kosovës e Izraelit, parkingu në rrugën “Dritan Hoxha” do të jetë i mbyllur sipas kërkesës së Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe njëherësh kërkon të respektojnë maksimalisht rregullat e parapara, në të kundërtën mund të jenë subjekt i ndëshkimit nga organet ligjore.

Por, menjëherë pas vendosjes së flamurit palestinez në objektin e “Hotel Grand”, ai është larguar nga aty dhe për këtë kanë reaguar nga grupi jo-formal i cili e ka vendosur atë.

“Megjithatë, flamuri i Palestinës u hoq shumë shpejt pas vendosjes. Këtë akt ne e lexojmë si tentativë heshtuese nga shteti i Kosovës dhe pozicionim shqetësues në përkrahje të luftës gjenocidale të shtetit të Izraelit ndaj popullit palestinez”, thuhet në reagimin e Grupit jo-formal, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika