Protesta tek Fakultetit të Mjekësisë, asistentët kërkojnë avancim

Një rregullore që ishte nxjerrë nga Këshilli Drejtues i UP-së në fillim të vitit akademik nuk ka filluar zbatimin akoma në Fakultetin e Mjekësisë. Bëhet fjalë për rregulloren për rritjen e grupeve, që nënkuptonte avancim të disa asistentëve. Të njëjtit, kanë protestuar gjatë ditës, por sipas dekanes së fakultetit, zbatimi i rregullores rrezikon t’i lërë pa akreditim dy prej programeve të saj

Rregullorja është miratuar, por zbatimi i saj ka mbetur pezull.

Asistentë të Fakultetit të Mjekësisë, përmes protestës kanë kërkuar që e njëjta, që përcakton numrin e studetnëve për grupe në disa drejtime, të fillojë të zbatohet.

Zbatimi i saj, do të nënkuptonte edhe avancimin e tyre.

“Dmth kërkesat bëhen në bazë të dy grupimeve në drejtimin e mjeksësisë së përgjithshme që është në kundërshtim me rregullorën e re sepse rregullorja e re përcakton që drejtimet e mjeksisë së përgjithshme të jenë nga 50 ndërsa I kemi 200 student por që nga tetori mësimi është duke u mbajtr jashtëligjshëm sepse msimi po mbahet në dy grupime”, ka thënë Driton Vela.

E një tjetër asistent që prej avancim në detyrë është edhe Sokol Krasniqi, që thotë se po anashkalohen qëllimshëm.

“Arsyeja e protestimit është që të implementohet rregullorja dhe statuti I Universitetit dhe te mos aplikohet vetëm aty ku I konvenon menaxhmentit, konkretisht dekanës dhe rruga jonë e fundit do të jetë protestimi tek rektorati në mënyrë që të zgjidhhemi ata që jemi meritor dhe të mos anashkalohemi me avancime klienteliste që është praktika deri tash” , ka thënë ai.

Por dekanja e Fakultetit të Mjeksisë, Suzana Manxhuka-Kërkliu, në një përgjigjie për Dukagjinin, zbatimi i saj, do të nënkuptonte edhe humbjen e akreditimit të dy prej programeve më të rëndësishme.

“Sipas kësaj rregullore mësimi duhet te mbahet deri në 7 grupe qe eshte në kundershtim me menyren e deklarimit te mesimit te Fakultetit të Mjekësisë me rastin e riakreditimit vitin e kaluar. Pra, Vitin e kaluar FM ka riakredituar programin e Mjekesise se pergjithshme dhe Stomatologjise me dy grupime te ligjeratave. FM ka pyetur zyrtarisht Agjencine e Akreditimit nese rrezikohet akreditimi i ketyre dy programeve te FM me kete rregullore. Pergjigja e tyre zyrtare dhe e KSHC drejtuar FM dhe Keshillit Drejtues te UPse eshte se cdo ndryshim nga menyre e akreditimit te ketyre programeve nenkupton terheqje te menjëhershme te akreditimit”, ka deklaruar Suzana Manxhuka.

Rregullorja e nxejrrë nga Këshilli Drejtues i UP-së vitin e kaluar, ishte kundërshtuar edhe nga Shërbimi Spitalor Klinike e Universitar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika