Protestat e nisura në Iran përhapen edhe në Evropë

Vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini, ka ngritur në këmbë mijëra qytetarë iranianë, të cilët janë duke protestuar që nga vdekja e saj. Amini ishte arrestuar nga policia e moralit në Teheran për "veshje të papërshtatshme"

Foto ilustrim

Qindra iranianë të cilët jetojnë në Francë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut janë mbledhur në Paris të shtunën e 24 shtatorit, për të protestuar kundër shtypjes së demonstratave të Iranit, të shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, e arrestuar nga policia e moralit për “veshje të papërshtatshme”.

Protestuesit janë mbledhur në qendrën “Place du Chatelet” në kryeqytetin francez dhe kanë brohoritur kundër liderit iranian, Ayatollah Ali Khamenei.

Ata i kërkuan, gjithashtu, presidentit francez, Emmanuel Macron, që të ndërhyjë dhe të mbajë një qëndrim kundër veprimeve të Khameneit.

Të paktën 35 persona janë vrarë deri më tani në protestat e dhunshme, të cilat kanë hyrë në ditën e nëntë të protestave në mbarë Iranin. Qeveria iraniane nuk ka toleruar protesta të tilla, duke u përplasur me demonstruesit dhe duke shtypur aksesin në internet.

Amini ishte arrestuar më 13 shtator në Teheran për “veshje të papërshtatshme” nga policia e moralit, e ngarkuar me zbatimin e kodit të rreptë të veshjes së Republikës Islamike.

Ajo kishte vdekur tri ditë më vonë në spital, dhe vdekja e saj shkaktoi protesta gjatë natës në qytetet kryesore iraniane, përfshirë kryeqytetin Teheran, raporton euronews.

Ndryshe, policia e moralit, e njohur zyrtarisht si Guidance Patrol, gjithashtu i ndalon gratë të veshin pallto të shkurtra mbi gju, pantallona të ngushta dhe xhinse me vrima në to, dhe veshje me ngjyra të ndezura, ndër të tjera.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika