Protestat në Iran: Policia bllokon studentët në parkun e makinave të universitetit

Derisa protestat vazhdojnë në Iran, disa video të publikuara në media sociale dhe shtetërore tregojnë pamje që policia iraniane ka filluar përleshjet me studentët. Ndërsa, Forcat e Sigurisë kanë sulmuar konviktet e studentëve dhe kanë qëlluar me armë drejt tyre

Pamje nga protestat në Iran. Foto: Getty Images





Mediat sociale dhe shtetërore në Iran, të dielën e dy tetorit kanë raportuar se policia iraniane është përleshur me studentët në një nga universitetet më të mëdha të vendit. Nga këto raporte njoftohet se një numër i madh studentëve në universitetin “Sharif” në Teheran janë bllokuar në parkun e makinave të kampusit.

Nga videot e postuara në rrjetet sociale, pamjet tregojnë studentët duke ikur nga Forcat e Sigurisë.

Në një video tjetër, shihet se Forcat e Sigurisë me motoçikleta qëllojnë në një makinë që mbante pasagjerin, i cili ishte duke bërë video.

“Iran International” citon raporte që thonë se Forcat e Sigurisë sulmuan konviktet e studentëve dhe qëlluan me armë në konviktet e tyre.

E diela ishte dita e parë e semestrit për shumë studentë që ndjekin për herë të parë universitetin “Sharif”. Raportet njoftojnë se turmat e studentëve pasi kanë dëgjuar përleshjet ishin mbledhur jashtë portës kryesore të kampusit vonë në mbrëmje, raporton BBC.

Protesta janë duke vazhduar në Iran nga shtatori i kërij viti, pas vdekjes së një gruaje të ndaluar nga Policia e moralit.

Mahsa Amini, 22 vjeç, ra në koma disa orë pasi policia e moralit e arrestoi për dyshimin se kishte thyer rregullat e shamisë. Oficerët policorë, thuhet se e kanë rrahur me shkop dhe e kanë goditur kokën e saj në një nga automjetet e tyre. Policia ka thënë se nuk ka prova për ndonjë keqtrajtim dhe se ajo pësoi “insuficiencë të papritur të zemrës”.

Protestat në Iran nisën në funeralin e saj dhe janë përhapur në të gjithë vendin.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika