Protestat në Iran vazhdojnë, grupi i të drejtave të njeriut thotë se të paktën 83 persona janë vrarë

Protestat në Iran janë duke vazhduar si kundërshtim ndaj vrasjes së 22-vjeçares Mahsa Amini nga policia e moralit

Një memorial për Mahsa Amini, gruaja 22-vjeçare iraniane që vdiq pasi policia morale e Iranit e ndaloi atë për veshjen e hixhabit të saj në një mënyrë "të pahijshme", (foto: AnushreeFadnavis/Reuters)





Protestat kanë vazhduar në disa qytete anembanë Iranit të enjten si reagim ndaj vdekjes së një gruaje të re në paraburgim e cila dyshohet se u rrah për vdekje nga policia iraniane e moralit. Një grup i të drejtave të njeriut tha se të paktën 83 persona janë vrarë në gati dy javë demonstrata.

Mahsa Amini, 22 vjeç, nga qyteti kurd iranian Saqez, u arrestua këtë muaj në Teheran për “veshje të papërshtatshme” nga policia e moralit që zbaton kodin e rreptë të veshjes së Republikës Islamike për gratë.

Vdekja e saj ka ndezur shfaqjen e parë të madhe të opozitës në rrugët e Iranit qëkur autoritetet shtypën protestat kundër rritjes së çmimit të benzinës në vitin 2019.

“Të paktën 83 persona, përfshirë fëmijë, janë konfirmuar se janë vrarë në protestat në Iran”, tha në Twitter, Iran Human Rights, një grup me bazë në Norvegji.

Pavarësisht numrit në rritje të vdekjeve dhe një goditjeje të ashpër nga autoritetet, videot e postuara në Twitter treguan demonstruesit që bënin thirrje për rënien e institucionit klerik në Teheran, Qom, Rasht, Sanandaj, Masjed-i-Suleiman dhe qytete të tjera.

Televizioni shtetëror tha se policia kishte arrestuar një numër të madh “rebelësh”, pa dhënë shifra.

Grupet e të drejtave thanë se dhjetëra aktivistë, studentë dhe artistë janë arrestuar dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve po ashtu tha në Twitter se kishte mësuar se forcat e sigurisë kishin arrestuar të paktën 28 gazetarë që nga 29 shtatori.

Ndërkohë, ministrja e jashtme gjermane tha të enjten se ajo dëshironte që Bashkimi Evropian të vendoste sanksione ndaj Iranit pas vdekjes së Amini. Në Norvegji, disa persona tentuan të hynin në ambasadën iraniane në Oslo gjatë një demonstrate të zemëruar, në të cilën dy persona pësuan lëndime të lehta, tha policia norvegjeze. Policia ka arrestuar 95 persona, njoftoi transmetuesi publik NRK.

Presidenti Ebrahim Raisi tha se trazirat ishin masa e fundit e fuqive armiqësore perëndimore kundër Iranit që nga revolucioni i tij islamik në 1979. “Armiqtë kanë bërë gabime llogaritëse përballë Iranit Islamik për 43 vjet, duke imagjinuar se Irani është një vend i dobët që mund të dominohet”, tha Raisi në televizionin shtetëror.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika