Protestë e re në Serbi lidhur me pretendimet për mashtrime zgjedhore

Protestuesit brohoritën “Tradhti”, “Largohuni”, e disa mbanin pankarta me mesazhe sikurse “Unë nuk votoj” dhe “Votuesit u vodhën”

FOTO:REL

Me ftesën e koalicionit më të madh opozitar në Serbi, më 19 dhjetor protestuesit u mblodhën sërish para selisë së Komisionit Republikan Zgjedhor në qendër të Beogradit, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve në kryeqytetin serb.

Një kërkesë e tillë një ditë më parë është dorëzuar në këtë komision nga koalicioni “Serbia kundër dhunës”, që pretendon se partia në pushtet, Partia Progresive Serbe (SNS), ka manipuluar rezultatet zgjedhore në Beograd, shkruan Rel.

Protestuesit brohoritën “Tradhti”, “Largohuni”, e disa mbanin pankarta me mesazhe sikurse “Unë nuk votoj” dhe “Votuesit u vodhën”.

Më 19 dhjetor, një prej liderëve të koalicionit opozitar, Mirosllav Alleksiq, përsëriti pretendimet për mashtrime zgjedhore gjatë një adresimi para ndërtesës së Komisionit Republikan Zgjedhor.

Ai tha se 42.000 persona pa vendbanim të ligjshëm, u sollën në Beograd në një mënyrë të organizuar për të mbështetur listën zgjedhore të SNS-së.

Më 18 dhjetor, Alkeksiq dhe liderja tjetër e koalicionit, Marinika Tepiq, nisën një grevë urie në ndërtesën e Komisionit Republikan Zgjedhor.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në Komision derisa kërkesa jonë të plotësohet – zgjedhjet u vodhën, ato duhet të anulohen dhe duhet të thirren zgjedhje të reja me një listë të pastruar të votuesve”, tha Alleksiq për gazetarët gjatë protestës.

Edhe një ditë më parë, me ftesë të liderëve opozitarë ishte mbajtur një protestë para selisë së Komisionit Republikan Zgjedhor.

SNS ka mohuar akuzat se ka ndryshuar vullnetin zgjedhor dhe se në zgjedhje ka pasur parregullsi.

Kreu i SNS-së, Millosh Vuçeviq, tha më 19 dhjetor se ai pret që kandidati i tyre, Aleksandar Shapiq, të bëhet sërish kryetar i Beogradit, sepse sipas tij, lista e SNS-së ka fituar zgjedhjet në kryeqytetin serb.

Sipas rezultateve preliminare për zgjedhjet në Beograd, lista e SNS-së ka fituar 49 nga 100 mandatet dhe “Serbia kundër dhunës” ka fituar 42.

SNS ka shpallur fitore në të gjitha nivelet.

Vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë kanë thënë se gjatë zgjedhjeve parlamentare, lokale dhe krahinore ka pasur parregullsi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika