Protestohet sërish para Bashkisë së Tiranës, hidhet molotov

Njësoj si edhe në tubimet e tjera, tubuesit në Shqipëri kanë hedhur molotov para godinës duke rrezikuar efektivët e policisë

FOTO: KLAN-TV

Opozita në Shqipëri po proteston për herë të nëntë radhazi para Bashkisë së Tiranës.

Njësoj si edhe në tubimet e tjera, tubuesit kanë hedhur molotov para godinës, duke rrezikuar efektivët e policisë dhe të tjerët që ishin aty prezent.

Policia ka reaguar menjëherë duke shuar flakët e shkaktuar nga shpërthimet.

Por një prej molotovëve shpërtheu në krahun e protestuesve duke lënduar lehtë një prej tyre.

Policia ka vendosur një kordon sigurie rreth godinës dhe përpara tyre kanë një gardh metalik.

Ndërkohë, nga ana tjetër, përfaqësues të opozitës po mbajnë fjalimet e tyre.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika